Cleveland Cavaliers janë rikthyer te fitoret në NBA, pas disfatës së parë që pësuan ditë më parë nga Boston Celtics.
Cavs para adhuruesve të vet kanë mposhtur New Orleans Pelicans me 28 pikë diferencë 128:100.
Ty Jerome ka qenë më meritori për fitoren e liderit aktual të Konferencës së Lindjes në NBA, me 29 pikë, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Niang me 20 pikë si dhe Jarrent Allen e Tyson që shtuan nga 16 sosh.
Mysafirëve nuk i mjaftoi as paraqitja e mirë e Antonio Reeves që shënuar 34 pikë në këtë ndeshje për të marrë fitore.
NBA STANDINGS UPDATE ‼️
▪️ CLE improves to 16-1
▪️ GSW & OKC win, sit 1 & 2 in the West
▪️ NYK wins 4th in a row
▪️ HOU climbs to 11-5Download the NBA App for more: https://t.co/wV1YsrFUXw pic.twitter.com/533xQUBWnF
— NBA (@NBA) November 21, 2024
Fitore të pritura kanë shënuar edhe Milwaukee Bucks, Golden State Warriors dhe Los Angeles Clippers para adhuruesve të vet.
Bucks triumfuan 122:106 ndaj Chicago Bulls, Warriors mposhtën me rezultat të thellë Atlanta Hawks 120:97, derisa Clippers triumfuan ndaj Orlando Magic me rezultat 104:93. /Telegrafi/