LeBron James ka shkëlqyer në fitoren e parë pas disa ndeshjeve për Cleveland Cavaliers ndaj Philadelphias me rezultat 122-105.
Cavaliers ishin të urritur për fitore dhe kishin nevojë që të fitojnë para 20 mijë shikuesve të mbledhur në Quicken Loans Arena.
LeBron James ishte më i miri me 34 pikë, 6 asistime dhe 9 kërcime.
Ai u ndihmua nga Kyrie Irving me 24 pikë dhe 9 asistime, duke u kthyer kështu të dy në formë drejt luftës për vendin e parë në tabelë.
Për momentin Bostoni vazhdon të jetë lider në konferencën e Lindjes me një fitore më shumë se Clevelandi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Vsexf-6bF-I