LeBron James ka shkëlqyer në fitoren e Cleveland Cavaliers ndaj Boston Celtics me rezultat 120-103.
Ndeshja u zhvillua në Quicken Loans Arena, folenë e Cavs.
Dhe, pas një pjese të parë të barabartë, ku në njërën anë James dhe në anën tjetër Isaiah Thomas për Bostonin e bënë të veten, fundi i takoi Clevelandit.
James ishte më i miri i takimit me 28 pikë dhe 11 kërcime, i përcjellë nga Kyrie Irving me 20 pikë.
Te Bostoni shkëlqeu Isaiah Thomas, me 27 pikë.
Cleveland Cavaliers vazhdon të mbajë kryesimin në Konferencën Lindore. /Telegrafi/