Cleveland Cavaliers nuk ka arritur që të bëjë hap të madh drejt finales së madhe të NBA, pasi që ka lejuar që Toronto të shënojë fitoren e parë në finalen e Perëndimit për t’u ngushtuar seria në 2-1. Kanadezët fituan me rezultat 99-84.
Kanadezët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por shpërthimi i vërtet ndodhi në çerekun e dytë.
Në fund të pjesës së parë Toronto kishte epërsi prej 13 pikësh, shkruan Telegrafi.
Clevelandi u mundua të kthehej me anë të LeBron James duke ngushtuar deri në 10 pikë diferencë, por në fund ajo vetëm sa u thellua me 15 pikë diferencë në total në fund të takimit për rezultatin përfundimtar 99-84.
Më i miri ishte DeMar DeRozan me 32 pikë e katër asistime, teksa atë e ndihmoi Kyle Loëry me 22 pikë.
LeBron James realizoi 24 pikë përcjellë nga Smith me 22 pikë i cili realizoi gjashtë treshe, megjithatë mysafirët nuk ja dolën që të fitojnë.
Tash seria finale e Perëndimit ngushtohet në 2-1 për Cavaliers të cilët pësuan humbjen e parë. Ndeshja e katërt mbahet sërish në Toronto. /Telegrafi/
https://youtu.be/iy0LEW2xlbI