Site icon Telegrafi

Cavs me fitoren e katërt rresht, viktimizohen edhe OKC

OKLAHOMA CITY, OK - FEBRUARY 13: LeBron James #23 of the Cleveland Cavaliers handles the ball against Russell Westbrook #0 of the Oklahoma City Thunder on February 13, 2018 at Chesapeake Energy Arena in Oklahoma City, Oklahoma. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2018 NBAE (Photo by Layne Murdoch/NBAE via Getty Images)

Edhe skuadra me rekordin më të mirë ndaj top ekipeve, Oklahoma City Thunder, është gjunjëzuar nga Cleveland Cavaliers dhe atë në mes të Chesapeake Energy Arena me rezultat 112-120.

Super sfida e zhvilluar në Oklahoma i takoi Cavs që ishin më të mirë gjatë gjithë takimit.

LeBron James shkëlqeu në këtë takim me 37 pikë, tetë kërcime dhe tetë asistime.

Megjithatë, ai u ndihmua shumë nga stoli ku Clarkson me 14 pikë, Hood me 14 pikë dhe Larry Nance me 13 pikë treguan pse u transferuan te nënkampioni.

George me 25 pikë dhe Anthony me 24 pikë provuan që të bëjnë diferencën, pro nuk ja dolën.

Westbrook regjistroi double double prej 21 pikë e 12 asistime dhe Steven Adams me 22 pikë e 17 kërcime.

Me këtë fitore, të katërtën rresht, Cavaliers gjithnjë e më shumë po i afrohen vendeve të para, ku Toronto momentalisht gjendet në krye me një fitore më shumë se Bostoni. /Telegrafi/

Exit mobile version