Telegrafi

Cavs dhe Miami shënojnë fitoret e dyta (Video)

Cleveland Cavaliers ka mposhtur pa problem Detroit Pistons në Quicken Loans Arena me rezultat 107-90 që është fitorja e dytë në rrethin e parë të playoffit për ekipin e LeBron James, teksa të njëjtën gjë e bëri edhe Miami Heat që e mposhti Charlotte Hornets me rezultat 115-103.

Më i miri pa dyshim se ihste LeBron James me 27 pikë e 6 kërcime, teksa ai u përcoll nga Kyrie Irving me 22 pikë JR Smith me 21 pikë. Ky i fundit realizoi shtatë treshe.

Për Clevelandin kjo ishte fitorja e dytë dhe tash seria vazhdon në Detroit ku ekipi do të tentojë të bëjë befasinë dhe t’i bëjë ballë Cavaliersave.

Në American Airlines Arena ishte Kemba Walker ai që realizoi 29 pikë për Charlotten por që nuk mjaftuan për ekipin e tij që të fitojë.

Wade shkëlqeu me 28 pikë e 8 asistime duke qenë njeriu i ndeshjes, teksa u ndihmua nga slloveni Goran Drakic me 18 pikë e Whiteside me 17 pikë e 13 kërcime.

Tash edhe Miami Heat edhe Clevelandi vazhdojnë seritë në udhëtim, ku do të provojnë të vulosin fatin dhe të bëhen gati për rrethin gjysmëfinal të playoffit në konferencën Lindore. /Telegrafi/