Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics, kanë triumfuar në ndeshjet e radhës në shtëpi.
Ndeshje e mirë dhe dramatike u zhvillua në Quicken Loans Arena, ku Cleveland Cavaliers u rivalizua papritur nga Chicago Bulls.
Vendasit triumfuan me rezultat 119-112 falë një paraqitje të mirë me LeBron James dhe me formacion të ndryshuar.
Bostoni triumfoi me rezultat 110-89 ndaj New Yorkut falë një epërsie të hershme të krijuar.
Shkëlqyen Horford me 13 pikë dhe Irving me 20 pikë dhe i riu Jayson Tatum me 22 pikë e katër topa të vjedhur.
Në ndeshjet tjera Clippers mposhtën Utah Jazz, Minnesota nuk arriti t’i bëjë ballë Indianas, teksa Orlando Magic mundën Brooklyn Nets.
Aktualisht në Konferencën Lindore është Cleveland Cavaliers që mban vendin e parë me vetëm një humbje.
/Telegrafi/