Site icon Telegrafi

Çavkov: Vetëm personat e autorizuar mund të kenë qasje deri te sistemi i DSK-së

Ndihmës ministri i PB-së, Mitko Çavkov, në vazhdën e akuzave të PSP-së, ka thënë se vetëm personat e autorizuar mund të kenë qasje deri te sistemi i DSK-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Me të vërtetë duan të krijojnë një perceptim se dikush në DSK pengon, kurse nga sistemi vetë e kuptuan se nuk mund të nxjerren të dhënat ose për të bërë eksportin e të dhënave. Sistemi nuk është në pronësi të Ministrisë së Brendshme, DSK, pronësi e operatorit dhe vetëm personat e autorizuar mund të kenë qasje në atë sistem. I bindur për këtë dhe kemi dërguar një letër deri te operatori që të miratohet përfaqësuesi i tyre në Maqedoni’, ka thënë Çavkov.

Lexo po ashtu Janeva: U futëm me forcë në DSK, do të qëndrojmë brenda derisa të kryejmë punë!

Në lidhje me praninë e paautorizuar të njësitit Alfa, Çavkov tha se në ditët në vazhdim do të kryejë një shqyrtim dhe hetim. /Telegrafi/

Exit mobile version