Në konferencën për shtyp, ministri i punëve të brendshme Mitko Çavkov bëri të ditur se vendi ka mungesë të policëve dhe se numri i tyre është nën standardin botëror, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, në Maqedoni ka rreth 300 policë për 100 mijë banorë, kurse në Shkup për 100 mijë banorë ka 145 policë. Deri në vitin 2020, në pension do të dalin 1200 policë, si edhe 200 pjesëtarë të shërbimeve tjera.
Çavkov e arsyetoi rritjen e policëve me zhvillimet e tanishme në botë dhe rajon, kurse një pjesë e policëve të ardhshëm do të rreshtohen në policinë kufitare.
Ministri Çavkov i quajti shpekulime njoftimet se ministrit i merret e drejta e emërimit ose shkarkimit të stafit të tij, me ndryshimet e reja të ligjeve në kuvend./Telegrafi/