Ish-drejtori i Byrosë së Sigurimit Publik, i akuzuari Mitko Çavkov, për ngjarjet e 27 prillit tha se, si drejtor, në mënyrë maksimale dhe me integritet e ka kryer obligimin e tij zyrtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“30 vite i kalova në MPB. Nuk kam anashkaluar asnjë nivel hierarkik. Isha ministër në krizën më të madhe politike. U pensionova si drejtor i BSP-së dhe përfundova si i akuzuar për kërcënim terrorist të sigurimit dhe rendit kushtetues”, tha Çavkov.
Ai përsëriti se ka marr vendim për ngritjen e selisë operacionale të republikës dhe tetë selitë rajonale.
Ai gjithashtu tha se “ka dhënë urdhër në bazë ditor që të përgatiten planet për vlerësimin e rrezikut”.
Ai shtoi se e sugjeroi Besir Deharin që ta udhëheq me selinë operative për shkak të shumicë në Kuvend e cila ka koalicion të ri dhe ndikim eventual, por ministri e emëroi saktësisht atë.
“27 prilli ishte sikur ditët tjera. Dita e 60 për zabatimin e aksioneve”
“Pas hyrjes së dhunshme në Kuvend, për shkak të pavendosmërisë, pasivitetit dhe konfuzionit të udhëheqësve në terren, unë personalisht në orën 19:00 kam marr komandën dhe telefonin dhe e kam koordinuar policinë. Urdhrin për përdorimin e forcës fizike dhe mjeteve tjerë dhe mjeteve shpërthyese janë dhënë nga unë personalisht dhe ka dokumente që i kemi dhënë si dëshmi”, tha Çavkov në Gjykatë.
Ai theksoi se i vjen keq për dështimin e reagimit operacional gjatë hyrjes në Kuvend. /Telegrafi/