MPB e ndjek situatën në Turqi dhe është në kontakt të vazhdueshëm me MPJ dhe në koordinim me forcat e sigurisë, ka theksuar sot ministri i brendshëm, Mitko Çavkov, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Duke iu përgjigjur pyetje të gazetarëve gjatë vizitës së tij të sotme në Slivnicë, ai ka theksuar se do të ndërmerren masa për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që për momentin janë duke qëndruar në Turqi.
“I ndjekim me vëmendje ngjarjet në Turqi. Gjatë ditës së sotme kemi koordinim me shërbimet e sigurisë dhe do të nxjerrim konkluzione të caktuara sa i përket parandalimit ose ndërmarrjes së aktiviteteve nga ana jonë lidhur me sigurinë e qytetarëve tonë të cilët qëndrojnë në Turqi. Do të koordinohemi edhe në kuadër të segmenteve të sigurisë në shtet dhe me MPJ. Konsultimet e kësaj natyre janë në rrjedhë e sipër dhe publiku do të njoftohet për hapat e ardhshme”, ka deklaruar ministri Çavkov./Telegrafi/