Site icon Telegrafi

Çavkov: Spasovski ka instaluar struktura joprofesionale në MPB, shefi i Kumanovës është njëri prej tyre

Mitko Çavkov, ka qenë mysafir në një emision në TV Sitel, ku ka folur në lidhje me aksionin e fundit të MPB-së në Kumanovë, gjegjësisht në shtëpinë e drejtorit të SPB në Kumanovë, Stojançe Veliçikoviç. Ai tha se ministri teknik i LSDM-së Oliver Spasovski ka instaluar struktura jo profesionale në MPB dhe Veliçikoviç është njëri prej tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Strukturat që Oliver Spasovski i ka instaluar pas ardhjes së tij, janë larg nga profesionalizmi. Ata praktikisht kanë rol të punojnë në favor të atyre që janë të përfshirë në krim dhe ata për të cilët ka indikacione serioze”, tha Çavkov.

Ai tha se në aksionin e fundit nuk është e përfshirë MPB-ja dhe nuk ka qenë urdhër për arrestim të Veliçikoviçit./Telegrafi/

Exit mobile version