Site icon Telegrafi

Çavkov s’ka dërguar kërkesë për amnisti

Ish-Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov nuk ka dorëzuar kërkesë për amnisti, tha avokati i tij Sashko Dukoski këtë mëngjes para fillimit të seancës së sotme për ngjarjet e 27 prillit.

Dukoski tha se Çavkov dëshiron që pafajësinë e tij ta dëshmojë në gjykatë. Sipas avokatit, Ligji për Amnisti u miratua dhe u krijua për njerëz të caktuar të cilët akuzohen për këtë rast.

Dukoski beson se gjykatësja Kacarska ka të drejtë kur thotë se ajo nuk duhet të vendosë për kërkesat për amnisti, por Këshilli Penal. Në konferencën e djeshme, kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev tha se për kërkesat duhet të vendos Këshilli Gjyqësor që udhëheq çështjen, e kryesuar nga gjykatësja Dobrilla Kacarska.

Mbrëmë ka mbaruar afati për dorëzimin e kërkesave për amnisti, ku janë dorëzuar gjithsej 64 kërkesa për amnisti./Telegrafi/

Exit mobile version