Site icon Telegrafi

Çavkov ”shijon” një orë liri brenda burgut (Foto)

Ish-ministri dhe ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov është arrestuar ditën e martë në mëngjes (28 nëntor) lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti ku u rrahën keq deputetët e LSDM-së dhe Ziadin Sela i Aleancës për shqiptarët nga huliganët që kundërshtonin zgjedhjen e kryetarit shqiptar të Kuvendti të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Çavkov-it ju caktua paraburgim prej 30 ditësh prej Gjykatës Themelore Shkupi 1, për mos reagim gjatë ditës së përgjakshme në Kuvend, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Çavkov në paraburgim prej 30 ditësh!

Nga fotografia që qarkullon në rrjetet sociale shihet Çavkov duke u shëtitur në oborrin e burgut të Idrizovës. I vetëm, me syze të zeza ai shëtitet nëpër oborr.

Çavkov mund të dënohet me minimum 10 vite burg, duke e parë edhe lëndën që i ngarkohet ”terrorizëm ndaj institucioneve dhe kushtetutës”.

Përveç Çavkovit kishte edhe të arrestuar tjerë, mesin e të cilëve janë edhe gjashtë deputetë. /Telegrafi/

Exit mobile version