Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i shoqëruar nga Sekretari shtetëror në MPB, Anastasija Ilieska, sot dhe nesër do të marrin pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë së vendeve anëtare të BE dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, i cili organizohet në Bratislavë të Republikës së Sllovakisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Migrimet dhe kufijtë” është tema e takimit joformal të ministrave të punëve të brendshme dhe të drejtësisë të vendeve anëtare të BE dhe vendeve kandidate për anëtarësim në BE, që organizohet në kuadër të kryesimit sllovak me BE.
Nga MPB kumtojnë që sonte në margjinat e takimit joformal është paraparë që ministri Çavkov të realizojë takim dypalësh me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të brendshme të Sllovakisë, Robert Kalinak./Telegrafi/