Drejtori për Siguri Publike nuk është pushuar nga detyra. Kështu thonë nga MPB për Nova Tv, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe pse ministri Agim Nuhiu njoftoi se do të pushohet Çavkov, ai është në krye të detyrës dhe pret që të lirohet nga puna nga Qeveria e Maqedonisë.
Nga MPB nuk njoftojnë se kush do të jetë udhëheqës i Shtabit Operativ. /Telegrafi/