Site icon Telegrafi

Çavkov: Nevojitet solidaritet evropian dhe forcim i kufijve të Shengenit

Kriza e emigrantëve, respektivisht kriza e refugjatëve ka qenë në fokusin e takimit joformal të ministrave të punëve të brendshme në Bratislavë, në të cilin është theksuar domosdoshmëria për solidaritet të përforcuar si në korniza të sistemit të përbashkët evropian të azilit, po ashtu edhe në pjesën e forcimit të kufijve të Shengenit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim siç ka deklaruar Çavkov është vlerësuar se nevojitet përgjegjësi por edhe përgjigje globale ndaj një krize globale të këtillë.

Në këtë kontekst është arritur marrëveshje që në periudhën në vijim të vazhdohet me kontakte dhe takime intensive që duhet tu paraprijnë dy ngjarjeve kyçe në këtë temë, Samitit të liderëve në nivel global në Nju Jork dhe Takimit në nivel të lartë në suaza të Kombeve të Bashkuara.

Në fund ministri Çavkov ka potencuar se në suaza të këtij takimi, shumica e vendeve të BE ishte përshëndetur aktiviteti i deritanishëm i Maqedonisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve./Telegrafi/

 

Exit mobile version