Gjykata Themelore Shkupi 1 ka filluar të sjell vendime për 36 të arrestuarit në mëngjes.
Mitko Çavkov, ish-ministri dhe drejtori i Drejtorisë për Siguri publike, ka marrë dënim me paraburgim prej 30 ditësh.
Më herët, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Zhaklina Peshevska është dënuar me arrest shtëpiak kurse për Igor Durllovskin është shpallur vendimi për paraburgim prej 30 ditësh, si organizator i protestave të dhunshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Edhe tre persona tjerë janë dënuar me paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/