Site icon Telegrafi

Çavkov, në krye të ‘Alfave’ e vendos të falurin nga Ivanovi

Mitko Çavkov, Ministri i Punëve të Brendshme,  në vend të kryeshefit të njësitit “Alfa”, Premisllav Dimovski,  dhe në pozicionin e tij e ka kthyer Ivica Anteski – Puki, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Puki është njëri nga të falurit e presidentit Gjorge Ivanov, i cili është i përfshirë në rastin ‘Torturë’, gjegjësisht në arrestimin e Ljube Boshkovskit, shkruan “Libertas”.

Tani, përveç se Puki është i falur, ai kthehet përsëri në vendin e tij të vjetër në punë, për të udhëhequr njësitin special ‘Alfa’. Deri më tani ky njësit ka qenë i udhëhequr nga Premisllav Dimovski. /Telegrafi/

 

Exit mobile version