Site icon Telegrafi

Çavkov: Katica Janeva duhet të më falënderohet

Katica Janeva në vend se të jetë mirënjohëse për kontributin tim në uljen e tensioneve që ka shkaktuar, pa shkak gënjeu publikun se ka obstruksione, tha drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov në një intervistë me të përjavshmen “Republika”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘E dini se ka pasur reagime për paraqitjen time në Drejtorinë për siguri dhe Kundërzbulim , u paraqita sepse ishin të përfshirë anëtarë të BSP-së, sidomos anëtarët e njësisë “Alfa” dhe reagimi im për tërheqjen e forcave speciale në tuta, ku në atë moment ka vepruar si parapolici, ishte vendimtar në parandalimin e përshkallëzimit të kërkesave’, tha Çavkov në intervistë. /Telegrafi/

Exit mobile version