Inspektori i policisë i cili e ka hetuar rastin e rrahjes së pronarit të portalit të internetit “Dokaz”, Marjan Stamenkovski, nga inspektor i lartë në njësinë për krim të organizuar është transferuar në vend më të ulët pune në Stacionin policor në Butel, ka njoftuar Telma, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Inspektori Aleksej Sopronov dhe avokati i tij pohojnë se hetimi i qershorit të vitit të kaluar për këtë sulm ka dhënë rezultate dhe është identifikuar një person i nëntokës si sulmues i Stamenkovskit. Inspektori Sopronov ka shkuar në pushim, por pasi është kthyer, rasti i është marrë ndërsa në tetor të vitit të kaluar, me vendim të ministrit Çavkov është dërguar në vend më të ulët të punës.
“Sopronov më tepër se tetë muaj kalon në stacionin policor në Butel, duke bërë përpjekje të shumta në mënyrë ligjore ta kthejë statusin e tij. Oliver Spasovski si ministër teknik e ka kthyer në njësinë e mëparshme, ndërsa pas vendimit të Qeverisë që ti shfuqizojë të gjithë vendimet e ministrave teknik të opozitës, ai duhet sërish të kthehet në stacionin policor në Butel”, ka deklaruar avokati Pançeski./Telegrafi/
Po ashtu lexo: https://telegrafi.com/gazetari-i-rrahur-policia-e-liroi-sulmuesin-tim/