Telegrafi

Çavkov: Dy orë kam mbledhur policë që të intervenojnë në Kuvend (Video)

 

Mitko Çavkov, drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) në edicionin e lajmeve në Sitel “zbuloi” enigmën se ku ishte dhe çfarë ka bërë mbrëmjen e së enjtes, përderisa ministri Agim Nuhiu ka tentuar të kontaktojë me të.

“Deri në orën 18:00, 32 përfaqësues të BSP kanë qenë aty, dhe është konstatuar bashkërisht se nuk ka rrezik për prishje të rendit publik. Unë nuk pasur njohuri se mund të ndodhin incidente. Kur ka tentuar të më telefonojë ministri, unë kam qenë në komunikim me gjithë kolegët që të vijnë në punë, ndërsa Nuhiu ka ardhur 40 para meje. Unë deri atëherë kam punuar intenzivisht. Në orën 20:08 erdha në Shtab dhe filluan urdhërat e mi për angazhimin e kordoneve dhe evakuimin e deputetëve që ishin brenda”, tha Çavkov./Telegrafi/

Чавков 1

Posted by A1on.mk on Montag, 1. Mai 2017

Чавков 2

Posted by A1on.mk on Montag, 1. Mai 2017