Telegrafi

Çavkov dhe të arresuarit tjerë japin dëshmi në Gjykatën Penale, policia nuk lejon afrim tek gjykata

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe të arrestuarit tjerë këtë mëngjes, për momentin janë në Gjykatën Penale ku edhe japin dëshmi në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Policia nuk lejon që mediat të afrohen në Gjykatën Pelanel dhe nuk ju lejohet të marrin inserte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mëngjesin e sotëm përkrah Mitko Çavkovit u arrestuan edhe deputeti Krste Mukoski, i cili dyshohet për hapjen e dyerve të Kuvendit dhe dhjetëra persona tjerë./Telegrafi/