Site icon Telegrafi

Caviar shet iPhone 13 Pro për 6760 dollarë, të prodhuar nga shkrirja e Tesla Model 3

Caviar është i njohur për luksin e tij dhe versionet e tij të celularëve përmbajnë materiale të shtrenjta që e bëjnë çmimin të rritet në qiell.

Tani ka ardhur një model interesant që do të prodhohet në 99 kopje.

Ky është një anëtar i ri i koleksionit Visionaries, i quajtur Caviar iPhone 13 Pro (Max) Tesla Electro. Është frymëzuar nga vizionari Elon Musk, drejtor i Tesla dhe SpaceX dhe është i veçantë sepse në prodhimin e tij, pra modifikimin, është përdorur materiali i krijuar nga shkrirja e veturës elektrike të Teslës Model 3.

Korniza e celularit është prej titani dhe është e veshur me një shtresë PVD të zezë.

Kjo është në kontrast me materialin e bardhë të përbërë dhe që është rezistent ndaj goditjeve, si dhe panelin e aluminit të prodhuar nga trupi i veturës.

Paneli i aluminit është i gdhendur me fytyrën e Musk, logon e Tesla-s dhe vetë veturën.

Në sipërfaqe ka edhe një pjesë bakri, i cili përfaqëson motorët elektrikë.

Caviar do të prodhojë 99 kopje të celularit, secila prej të cilave do të kushtojë 6760 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version