Kompania ruse Caviar ka zbuluar versionet e saj të telefonave inteligjentë të rinj Apple 13 dhe iPhone 13 Max, të cilët janë frymëzuar nga modelet e orëve Rolex.
Caviar iPhone 13 Olive Rays është zbukuruar me një model rreze dielli që kujton faqen e një ore, dhe poshtë tij janë lidhjet metalike të bëra prej titani dhe metali të lëmuar siç është byzylyku Jubilee. Ky version i telefonit është frymëzuar nga koleksioni Rolex Datejust, i cili ka përdorur byzylykë Jubilee që kur u shfaq në vitin 1945 me rastin e 40 vjetorit të Rolex.
Versioni i Yacht Club është frymëzuar nga ora Rolex Yacht-Master II, dhe ka një panel prej bronzi dhe titani dhe një skaj në rozë dhe blu. Ekziston edhe një kornizë bronzi.
Versioni Dark Sky është dizajnuar në bazë të modelit Rolex Sky – Dweller, pra modelit REF 326238.
Për versionin Meteorite, frymëzimi ishte një orë Rolex Cosmograph Dayton. Pjesa e sipërme e panelit të pasmë është bërë nga meteorit të vërtetë, ndërsa pjesa e poshtme është bërë nga titan i lëmuar dhe karbon.
Këto katër versione të pajisjes do të jenë të disponueshme me çmim midis 6,000 dollarë dhe 8,500 dollarë në varësi të faktit nëse është iPhone 13 Pro ose iPhone 13 Max dhe sa memorie zgjedh klienti.
Versioni Benvenuto bazohet në orën Rolex Cellini, dhe të dy pajisjet mbajnë emrin e argjendarit, dhe skulptorit të Rilindjes Benvenuto Cellini.
Ky është gjithashtu versioni më i shtrenjtë i iPhone me një çmim fillestar prej 25,000 dollarë. Rrezet e diellit janë të gdhendura në ar të bardhë 18 karat me një dekor trëndafili prej ari 18 karat.
Caviar do të prodhojë 99 kopje të secilit version të telefonit celular. /Telegrafi/
https://youtu.be/F9aYSHKeuT0