Manchester United është kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës duke e mposhtur Romën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 8-5.
Kjo ka mjaftuar që ta rezervojnë një vend në Gdansk, ku do të përballen me Villarrealin.
Edinson Cavani që ka luajtur me Napolin dhe Paris Saint-Germain në këtë ndeshje shënoi dy gola.
Përkundër golave, uruguaiani bëri një tjetër gjest interesant, që është versuar shumë nga tifozët e klubit nga “Old Trafford”.
Cavani u vlerësua pasi mori një karton të verdhë, duke i dal në mbrojtje shokut të tij të skuadrës, Mason Greenwood, i cili kishte mbetur në mesin e dy lojtarëve të Romës.
Cavani stick up for Greenwood 💪
You love to see it! https://t.co/ZkkY9bdXwP
— Aidan Walsh 🔰 (@AidanWalshMUFC) May 6, 2021
Veterani e nori djaloshin dhe filloi konfrontimi vetë me mbrojtësit romak. /Telegrafi/