Telegrafi

Cavani vazhdon kontratën me Unitedin

(Foto: Twitter/Manchester United)

Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani, thuhet ta ketë vazhduar kontratën e tij me Manchester Unitedin.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano, i cili ka theksuar se tashmë është marrëveshje e kryer.

34-vjeçari e përfundoi qëndrimin te Paris Saint-Germaini në fund të sezonit të kaluar dhe në tetor iu bashkua Djajve të Kuq.

Ai nënshkroi marrëveshje njëvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Dhe falë formës së tij, bordi i klubit dhe Ole Gunnar Solskjaer i kanë bërë presion që ta nënshkruajë vazhdimin e kontratës dhe pikërisht këtë e ka bërë. /Telegrafi/