Telegrafi

Cavani thuhet se e do kalimin te Atletico Madridi

Edinson Cavani thuhet se i ka bërë me dije Paris Saint-Germianit se dëshiron të largohet qysh në afatin e janarit.

Sipas L’Equipes, sulmuesi uruguaian nuk është i lumtur me trajtimin që po i bëhet në skuadër, sidomos me transferimin e Mauro Icardin në këtë verë.

Cavani është i gatshëm që të largohet nga kampioni i Ligue 1, derisa ka zgjuar interesimin e Atletico Madridit.

Mauro Icardi

Skuadra spanjolle dëshiron ta largojë Diego Costan, pasi edhe ky i fundit nuk është i lumtur me pagën aktuale e që mund të përfundojë në Kinë.

Lexo po ashtu Cavani dhe Silva e duan largimin nga PSG

Cavani është i gatshëm që të kalojë te Los Cholchoneros, mirëpo duhet të pajtohet që ta ulë pagën që e merr të parisienët.

Uruguaiani është duke bërë presion që të largohet në janar, në mënyrë që të ambientohet sa më shpejtë te Atletico. /Telegrafi/