Telegrafi

Cavani rikthehet te PSG-ja për përballjen me Realin në Ligën e Kampionëve

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Edinson Cavani mund të jetë i gatshëm për përballjen me Real Madridin në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Paris Saint-Germian dhe Los Blancos janë në Grupin A, së bashku me skuadrat si, Galatasaray dhe Club Brugge.

Sulmuesi uruguaian kishte pësuar lëndim në fitoren 4-0 ndaj Toulouses, e që gjithashtu lëndim kishte pësuar edhe Kylian Mbappe.

Por, Cavani pritet që të rikthehet në përballjen e PSG-së në Ligue 1 me Strasbourgun, që do të thotë se mund të luajë përkrah Mauro Icardit në sulm.

Lexo po ashtu PSG fiton bindshëm ndaj Toulouses, por mbetet pa dy lojtarët kryesorë

Uruguaiani me shumë gjasë nuk do të luajë të gjithë ndeshjen e ligës, pasi Thomas Tuchel do ta ruajë për takimin ndaj Mbretërve.

Përballja në mes të PSG-së dhe Real Madridi do të zhvillohet më 18 shtator në ora 21:00 në ‘Parkun e Princave’. /Telegrafi/