Edinson Cavani mund të jetë i gatshëm për përballjen me Real Madridin në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germian dhe Los Blancos janë në Grupin A, së bashku me skuadrat si, Galatasaray dhe Club Brugge.
Sulmuesi uruguaian kishte pësuar lëndim në fitoren 4-0 ndaj Toulouses, e që gjithashtu lëndim kishte pësuar edhe Kylian Mbappe.
Por, Cavani pritet që të rikthehet në përballjen e PSG-së në Ligue 1 me Strasbourgun, që do të thotë se mund të luajë përkrah Mauro Icardit në sulm.
Uruguaiani me shumë gjasë nuk do të luajë të gjithë ndeshjen e ligës, pasi Thomas Tuchel do ta ruajë për takimin ndaj Mbretërve.
Përballja në mes të PSG-së dhe Real Madridi do të zhvillohet më 18 shtator në ora 21:00 në ‘Parkun e Princave’. /Telegrafi/