Edinson Cavani mund të jetë shënjestra kryesore nga Liverpooli, por rreziku më i madh është ta humb nga skuadra spanjolle, Atletico Madrid.
Paris Saint-Germain kanë mbështetur publikisht futbollistin uruguaian që të jetë pasardhësi i Zlatan Ibrahimovicit, si sulmues kryesor i klubit parisien, pasi suedezi u largua nga kampioni i Francës.
Megjithatë, për Cavani, duket se zemra e tij është e vendosur për një largim dhe kohët e fundit interesimi që mori nga finalisti i Ligës së Kampionëve, Atletico Madrid, duket se e ka joshur jashtë mase.
Sipas Tuttomercato, Liverpooli duket të jetë i pajtuar me faktin që gara për sulmuesin uruguaian është e humbur, pasi interesimin e Atleticos e shohin si humbje të garës dhe si refuzim ndaj tyre. /Telegrafi/