Telegrafi

Cavani preferon Serie A para Ligës Premier

Tottenhami thuhet se është shumë i interesuar të transferojë dyshen e Palermos, Cavanin dhe bashkë-lojtarin e tij Simon Kjaer. Por uruguaiani, i cili është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Botës me kombëtaren e tij, thotë se ai nuk është pro idesë për të kaluar në White Hart Lane.

“Nëse unë do të duhej të largohem nga Palermo, edhe më tej do të vazhdoj të luaj në Serie A. E di se Zamparini më sheh mua në Angli, por unë dua të qëndroj në Itali”, ka thënë Cavani për Tuttosport. /Telegrafi/