Telegrafi

Cavani preferon Chelsean para Unitedit

Vëllai i Edinson Cavanit preferon që futbollisti të transferohet te Chelsea para Manchester Unitedit.

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani ka pranuar këtë javë se mund të kalojë te ndonjë skuadër e Ligës Premier gjatë afatit kalimtar të verës.

Jose Mourinho pritet që të pasojë në postin e trajnerit, Louis van Gaal, ndërsa Antonio Conte do të merr drejtimin e Chelseat, transmeton Telegrafi.

” Edinson Cavani do ti përshtatej strategjisë së lojës së Antonio Contes”, ka thënë shkurt për TMW, Walter Guglielmone.

Për sulmuesin e PSG-së ka shprehur interesim edhe Juventusi, i cili shihet si zëvendësues ideal i Alvaro Moratas, që po pritet të kthehet te Real Madridi. /Telegrafi/