Telegrafi

Cavani përgënjeshtron fjalët për largim

“Ditën që shkoi, presidenti De Laurentiis më telefoni për të më uruar. Ky gjest më dha qetësi në mendje dhe në të njëjtën kohë më dha shtytjen e nevojshme për të qëndruar këtu”.

“Mezi pres që të luaj një tjetër sezon me Napolin. I jam falënderues këtij qyteti dhe këtij ekipi”.

“Është e rëndësishme ta ndjesh përkrahjen e tifozëve, sepse kjo më shtyn të jap gjithçka nga vetja”, ka thënë Cavani për Diario Cambio Digital. /Telegrafi/