Telegrafi

Cavani i ofrohet Unitedit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain thuhet se i është ofruar klubit të madh anglez, Manchester Unitedit.

Uruguai është në dispozicion falas në fund të sezonit dhe ai po kërkon të transferohet në një tjetër nga ligat më të mira të Evropës.

Dhe, si duket destinacioni i radhës i preferuar për Cavanin është kampionati anglez, Liga Premier.

Lexo po ashtu PSG ia tregon Atleticos çmimin e Cavanit

Sipas mediumit Manchester Evening News, Djajve të Kuq i është ofruar shansi të nënshkruajnë me sulmuesin e PSG-së si një transferim i lirë.

Cavani nuk do të lejohet të largohet nga klubi francez në janar, që do të thotë një veprim veror është opsioni i vetëm.

Interesim për lojtarin ka shprehur edhe klubi spanjoll, Atletico Madridi. /Telegrafi/