Site icon Telegrafi

Cavani me një gol të bukur ia rikthen Uruguait epërsinë ndaj Portugalisë

Edinson Cavani (Getty Images)

Përfaqësuesja e Uruguait ka rikthyer epërsinë ndaj Portugalisë me rezultat 2-1.

Goli erdhi nga Edinson Cavani në minutën e 62-të pas një goditje të bukur nga rreth 16 metra.

Cavani shënoi edhe golin e parë në takim, atë të minutës së shtatë pas asistimit nga Luis Suarez.

Ky takim është i vlefshëm për fazën e parë të eliminimit direkt të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Fituesi do të luajë me Përfaqësuesen e Francës. /Telegrafi/

Exit mobile version