Telegrafi

Cavani mund të startojë ndaj Leipzigut, formacioni i mundshëm i Unitedit

(Foto: Instagram/The Sun)

Manchester Unitedi është nikoqir i RB Leipzigut të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer ndodhet para një dileme të madhe në përzgjedhjen e formacionit të tij.

Djajtë e Kuq e nisën mirë edicionin e ri në garën evropiane duke triumfuar në udhëtim te Paris Saint-Germaini, në një ndeshje që luajtën me pesë lojtarë në fazën mbrojtëse.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit (Foto: The Sun)

Në sfidën e radhës në garën evropiane Solskjaer pritet të bëjë disa ndryshime, ndërsa mund t’ia japë rastin që nga minuta e parë të luajë qendërsulmuesi i transferuar këtë verë, Edinson Cavani.

Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit ndaj RB Leipzigut: David De Gea; Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire, Luke Shaw; Scott McTominay, Fred; Marcus Rashford, Bruno Fernandes, Juan Mata; Edinson Cavani.

/Telegrafi/

Formacioni alternativ i Manchester Unitedit (Foto: The Sun)