Manchester Unitedi është nikoqir i RB Leipzigut të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Ndërsa trajneri Ole Gunnar Solskjaer ndodhet para një dileme të madhe në përzgjedhjen e formacionit të tij.
Djajtë e Kuq e nisën mirë edicionin e ri në garën evropiane duke triumfuar në udhëtim te Paris Saint-Germaini, në një ndeshje që luajtën me pesë lojtarë në fazën mbrojtëse.
Në sfidën e radhës në garën evropiane Solskjaer pritet të bëjë disa ndryshime, ndërsa mund t’ia japë rastin që nga minuta e parë të luajë qendërsulmuesi i transferuar këtë verë, Edinson Cavani.
Formacioni i mundshëm i Manchester Unitedit ndaj RB Leipzigut: David De Gea; Aaron Wan-Bissaka, Victor Lindelof, Harry Maguire, Luke Shaw; Scott McTominay, Fred; Marcus Rashford, Bruno Fernandes, Juan Mata; Edinson Cavani.
/Telegrafi/