Telegrafi

Cavani: Më vjen keq për Palermon

“Unë do të doja ta falënderoja presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini, ndërsa shpresoj se tifozët e Palermos do të më kuptojnë. Më vjen keq nëse tifozët e Palermos më urrejnë tani pasi bëra një kalim të tillë, por unë gjithnjë në zemrën time do të mbaj një vend për ta”.

“Të jesh profesionist shpeshherë bën që të marrësh vendime të caktuara. Unë kërkova një skenar ndryshe dhe klubi e ka ditur se erdhi koha që unë të shitem”, ka thënë Cavani.

Presidenti i Napolit, De Laurentiis, sqaroi se nga 17 milionë euro sa kushtoi kalimi i Cavanit te Napoli, 5 milionë do të paguhen tani dhe 12 milionë tjera për një periudhë katërvjeçare. /Telegrafi/