Paris Saint-Germaini ka kaluar në avantazh kundër Arsenalit në Emirates Stadium.
Skuadra mysafire ia doli që në minutën e 18-të të heshte tifozët londinezë në stadium.
Blaise Matuidi pranoi një top në zonë dhe nuk u tregua aspak egoist, por asistoi te Edinson Cavani.
Sulmuesi uruguaian nuk e pati të vështirë që ta dërgonte topin në rrjet. /Telegrafi/