Telegrafi

Cavani ia tregon kushtet personale Interit

Pamje nga ndeshja PSG - Dortmund (Foto: UEFA - via Getty Images)

Edinson Cavani dukej afër Atletico Madridit, por tani gjithçka ka ndryshuar dhe ka filluar të flas për kushte me Interin.

Uruguaiani do të jetë një lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata e tij me Paris Saint-Germainin këtë verë.

Ai kishte qenë shumë afër Atletico Madridit, duke pasur edhe një marrëveshje verbale, por tani sipas Sport Mediaset ajo nuk vlen.

Cavani në aksion (Foto: UEFA – via Getty Images)

Cavani po shikon opsionet të tjera, veçanërisht atë të Interit, të cilët ishin përqendruan tek Dries Mertens, i cili vendosi të qëndrojë te Napoli.

Sipas Mediaset, veterani kërkon të paktën 8 milionë euro në sezon, që është më pak se paga aktuale prej 12 milionë euro në vit që merr në PSG.

Edinson Cavani te Uruguai (Foto: Wagner Meier/Getty Images)

Kalimi te Interi do të ishte një rikthim në Serie A për Cavanin, i cili ka luajtur më parë për Palermon dhe Napolin. /Telegrafi/