Site icon Telegrafi

Cavani golin jubilar ia dedikon Chapecoenses (Foto)

Paris Saint-Germaini ka fituar ndaj Angers në Ligue 1 me golat e Thiago Silvas dhe Edinson Cavanit.

Me këtë rast sulmuesi uruguaian ka shënuar golin e 100 për PSG.

Cavani shënoi nga penalltia dhe më pas zbuloi fanellën “Forca ACF”, duke e mbështetur ekipin brazilian Chapecoenses.

Lexo po ashtu Biseda mes pilotit dhe kullës zbulon edhe arsyen e rrëzimin të aeroplanit të Chapecoenses, fjala e fundit e pilotit ishte ‘Jezus’ (Foto)

Sulmuesi u ndëshkua me karton të verdhë, pasi ashtu e thonë edhe rregullat e futbollit kur lojtari heq fanellën.

Veprimi i Cavanit është përshëndetur nga shumë tifozë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version