Edinson Cavani ia ka mbyllur derën Interit, duke i premtuar besnikëri PSG-së, së paku deri në fund të kontratës.
Sulmuesi uruguaian e ka folur për “Le Parisien”, pas zërave të shumtë që e lidhnin me Interin
“Sa i përket të ardhmes, kam folur edhe në sezonin që shkoi. I kam premtuar, jo vetëm tifozëve, por edhe vetes, se do qëndroj tek PSG deri në fund të kontratës”.
“Do shohim më vonë, nëse futbolli më bën të qëndroj akoma këtu. Vendimi im mund të jetë të shkoj në shtëpi, në Uruguai”.
“Por, i kam premtuar vetes se do e çoj deri në fund këtë kontratë. Kjo është e sigurt. Me përfundimin e kontratës, nuk varet gjithçka nga unë. Duhet parë edhe dëshira e vetë klubit”, deklaroi Cavani.
Sulmuesi ka folur edhe për rinovimin, duke treguar që nuk ka biseduar me klubin.
“Sinqerisht, nuk e kam menduar. Nuk kemi folur me klubin për një rinovim. PSG ka pasur një fund-sezoni të vështirë sezonin që u mbyll, por tani po rregullon gjithçka. Ndoshta mund të flasim më vonë. Unë jam i qetë, sido që të shkojë puna”, ka thënë Cavani. /Telegrafi/