Telegrafi

Cavani e favorizon kalimin në Ligën Premier

Edinson Cavani (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Edinson Cavani mund të vendosë të largohet nga Ligue 1 në afatin kalimtar veror.

Calciomercato raporton se në rast të largimit nga Paris Saint-Germaini, sulmuesi uruguaian preferon ta vazhdojë karrierën në Ligën Premier.

Edhe klubet italiane kanë shprehur interesim për shërbimet e 32-vjeçarit, mirëpo duket se ai nuk planifikon të kthehet në Serie A.

Nëse vendos t’i japë fund qëndrimit gjashtëvjeçar në kampionatin francez, ai do ta vazhdojë karrierën në Angli.

Kujtojmë që Cavani u transferua te PSG pikërisht nga klubi italian, Napoli, në vitin 2013. /Telegrafi/