Sipas mediave angleze e ardhmja e Edinson Cavanit mund të jetë në Angli te Evertoni.
Pjesë e skuadrës së Paris Saint Germanin që nga 16 qershori i viti 2013, kur u transferua për 64 milionë euro nga skuadra e Napolit, 30-vjeçari mund të nis një aventurë të re në Ligën Premier.
Sipas asaj që raportojnë mediat, për sulmuesin ka shfaqur interes skuadra e Everton, drejtuesit e të cilës do të nisnin bisedimet me francezët.
Me ardhjen e Neymar në e ekip situata e Cavanit nuk është nga më të mirat dhe transferimi i tij në “Goodison Park” do të ishte një mundësi e mirë.
Cavani madje ka pasur një zënkë me brazilianin për goditjet e dënimit dhe penalltië.
Uruguaianin ka disa oferta shumë të rëndësishme nga klubet italiane si Napoli, Juventusit dhe Interi. /Telegrafi/