Telegrafi

Cavani: Do të isha Rooney i Interit

Sulmuesi uruguaian pritet të largohet nga Palermo dhe të kalojë në një ambient të ri, me Wolfsburg që tashmë ka bërë ofertën më lartë për të. Por, në një intervistë për Gazzetta dello Sport, Cavani nuk e fsheh dëshirën se dëshiron të kalojë në Inter.

“Do të ishte mrekulli të mbetem në Itali dhe të luftoj për Skudeton dhe për titullin e Ligës së Kampionëve. Unë jam sulmues i qendrës, i cili di si të adaptohet edhe në pozitë tjetër. Le të themi kështu, ‘Unë do të isha Wayne Rooney në Inter’, një sulmues i cili mund t’i përshtatet shumë roleve”, ka thënë Cavani. /Telegrafi/