Sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani ka dëshirë të luaj me yllin francez Antoine Griezmann.
Por mediat franceze kanë shtruar pyetjen se ku dëshiron të luajë Cavani në PSG apo në Atletico Madrid.
Kampionët e Francës janë duke kërkuar shërbimet e yllit të Atletico Madrid, ndërsa spanjollet kërkojnë Cavanin.
“Më pëlqen loja e Griezmann, unë dua të luajë një ditë me të po në cilin klub nuk e di”, ka deklaruar Cavani.
Tutje ish-sulmuesi i Napolit ka bërë me dije se nuk është duke menduar largimin nga PSG.
“Jam i lumtur këtu dhe do ta jap më të mirën time deri ditën e fundit. Të ardhmes në futboll nuk i dihet”, ka thënë Cavani. /Telegrafi/