Telegrafi

Cavani arrin marrëveshje me Atletico Madridin

Edinson Cavani . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Edinson Cavani karrierën do ta vazhdoj në kampionatin spanjoll La Liga.

Sulmuesi uruguaian është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën franceze Paris Saint Germain dhe pritet të largohet.

PSG nuk i ka ofruar kontratë të re atij dhe ai tanimë ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin.

Mediat spanjolle kanë raportuar se agjenti i lojtarit ka qëndruar në Madrid ku ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll.

Edinson Cavani. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Cavani do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Los Colchoneros pasi ishte dëshira e madhe e trajnerit Diego Simeone.

Interesim për sulmuesin 32-vjeçar kishin shprehur edhe dy skuadrat italiane Inter dhe Napoli. /Telegrafi/