Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Cleveland Cavaliers kanë vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur para adhuruesve të vet Miami Heat me pesë pikë diferencë 112:107.
Për Cavs kjo ishte fitorja e 12-të radhazi në NBA, derisa vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Konferencës së Lindjes me bilanc prej 52 fitoreve dhe vetëm 10 disfatave.
Si gjithmonë më meritori për këtë fitore ka qenë Donovan Mitchell që shkëlqeu me 26 pikë, shtatë kërcime dhe pesë asistime.
Ndërkohë pas Mitchell kontribut të madh dhanë edhe dyshja Hunter dhe Mobley që shtuan nga 16 pikë, derisa me pikë dyshifrore e mbyllen ndeshjen edhe Garland (15), Jerome (12) dhe Strus që shtoi 11 të tjera.
Qendra Bam Adebayo pati paraqitje fantastike për Heat me 34 pikë, 12 kërcime e pesë asistime, por që nuk mjaftoi për fitore. /Telegrafi/
Rezultatet:
Charlotte – Minnesota 110:125
Boston – Portland 128:118
Cleveland – Miami 112:107
Washington – Utah 125:122
Milwaukee – Dallas 137:107
Denver – Sacramento 116:110
Memphis – Oklahoma City 103:120
LA Clippers – Detroit 123:115