Cleveland Cavaliers kanë realizuar fitoren e radhës. Viktima e tyre e re ishte Los Angeles Lakers me rezultat 119-108, kurse Golden State Warriors shkatërruan Portland Trailblazers me rezultat 135-90.
Cavs u udhëhoqën nga LeBron James me 26 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, ashtu sikurse nga Kevin love me 27 pikë, 17 kërcime e katër asistime. Kyrie Irving iu kthye parketit me 21 pikë e 12 asistime të realizuara.
Në anën tjetër te Golden State ishte i pandalshëm Kevin Durant me 34 pikë e 11 kërcime, i ndjekur nga Klay Thompson me 16 pikë dhe Stephen Curry me 19 pikë.
Te Portlandi provoi Harkless me 17 pikë dhe Lillard me 20, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Cavaliers dhe Golden State mbeten liderë të konferencave të tyre në Lindje e Perëndim. /Telegrafi/